KRYEFAQJA » LAJME » Spital i ri, në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës

Spital i ri, në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i siguroi mbështetje të hapur të gjithë mjekëve, duke e konsideruar si tepër të rëndësishëm shërbimin e tyre për qytetarët.Ndryshe nga më parë ku herë pas herë ka patur vërejtje, këtë rradhë kryeministri Rama u shpreh se krahas teknologjisë, në shërbim të mjekëve do të jetë edhe infrastruktura.

Ndërsa mori pjesë bashkë me Ministrën e Shëndesise, znj. Ogerta Manastirliu dhe Drejtorin e përgjithshëm të QSUT-së, Enkel Joti, në nisjen e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri, kryeministri Rama i qëndroi premtimit që deri në fund të mandatit të dytë në të gjithë vendin do të funksionojne 300 qëndra të reja shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, garantojë rritje të standarteve të larta në shërbimin shëndetësorë, përfshirë edhe laboratorë modern.

Ministria e Shëndetësisë tha se investime për të përmiresuar infrastrukturën spitalore po kryhen jo vetëm në QSUT, por në të 11 spitalet rajonale.

Sicred