KRYEFAQJA » LAJME » Spital i ri 14.4 milion euro në QSUT
QSUT shtohet fluksi nga helmimet ushqimore

Spital i ri 14.4 milion euro në QSUT

Sëmundjet e brendshme, kardiologjia, hemodinamika, nefrologjia etj do të kenë së shpejti një spital krejt të ri brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Spitali i ri 7 katësh , një investim prej 14.4 milionë eurosh do të ndërtohet nga themelet brenda ambjenteve të QSUT. Kontrata për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm u firmos sot.
Ky projekt parashikon gjithashtu edhe krijimin për herë të parë të një spitali ditor brenda kësaj strukture, me 60 shtretër. Ai do të reduktojë shfrytëzimin e shtretërve dhe do të ulë kostot për trajtimin e pacientëve që nuk kanë nevojë për hospitalizim.
“Bashkë me ndërtimin e strukturës së re të Kirurgjisë së Përgjithshme, vendosim një standart të ri shërbimi në QSUT, me dy spitale moderne, një investim prej 25 milion euro që do të rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend” tha ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirlliu.
Spitali i ri do të ngrihet pas spitalit ekzistues, i quajtur 6-katës, dhe lidhja mes tyre do të bëhet me ura në të gjitha nivelet. Ambienti lidhës ndërmjet dy spitaleve do të përdoret për pritjen e vizitorëve dhe pacientëve ambulatorë.

Sicred