KRYEFAQJA » LAJME » Speciale – Studentët e Malit të Zi në Shqipëri

Speciale – Studentët e Malit të Zi në Shqipëri

Lëhtesimi i procedurave për njësimit të diplomave mes Shqipërisë dhe Malit te Zi si dhe dëshira për të vijuar studimet e larta në gjuhën amtare, për shkak të pamundësisë në shtetin e tyre, po i drejton gjithnjë dhe më shumë të rinjtë nga trojet shqiptare të Malit te Zi në univerisitetet e Shqipërisë.

Prirja në rritje e të rinjve shqiptarë nga Mali i Zi për t’u diplomuar në universitetet shqipfolëse vlerësohet pozitivisht, nga drejtuesit e Keshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Malin e Zi si dhe të partive politike shqiptare në këtë shtet. Ndërkohë sipas tyre mbetet një sfide jo e lehtë punësimi i të diplomuarve nga universitet shqiptare në vendbanimet e tyre në Malin e Zi.

Për shkak të afërsisë gjeografike edhe të degëve të favorshme të studimit që ofrohen, universiteti “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, mbetet më i preferuari për ndjekjen e studimeve të larta nga të rinjtë e trojeve shqiptare të Malit të Zi. Afro 350 është numri i studenteve nga Mali i Zi që ndjekin aktualisht studimet në Universitetin e Shkodrës në dy nivelet bachelor dhe master.

Dekania e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Shkodrës, Blerta Dragusha, thotë se dega e turzimit, për shkak edhe të mundësive që ofrohen për punësim, tërheq numrin më të madh të studentëve që vijnë nga Mali i Zi.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në disa raste studentët e ekselencës, nga rradhet e shqiptarëve të Malit të Zi, janë punësuar edhe si pedagogë.

Jetmir Muja, nga Ulqini, është njëri prej pedagogëve të rinj të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Shkodrës.

Në një takim  që  u zhvillua në prag të  fillim vitit akademik mes drejtuesve të  Univeristetit të Shkodrës dhe zv/ministrave të arsimit dhe të pakicave të Malit të Zi, u tha se trajnimi i mësuesve nga rradhet e komunitetit shqiptar të Malit t Zi, pranë Univerisitetit të Shkodrës pritet që të gjejë zbatim gjatë këtij viti akademik.

Ndërkohe rritja e kuotave të studimit si dhe mundesia e diplomimit të shqiptarëve nga Mali i Zi edhe në nivelin e doktoraturës, janë këto kërkesat e përfaqësuesve të shqiptarëve në qeverinë malazeze për autoritetet e arsimit në Shqipëri.

(Visited 155 times, 1 visits today)
Sicred