KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, zjarr në parkun natyror të Donanas, trashëgimi botërore e UNESCO-s

Spanjë, zjarr në parkun natyror të Donanas, trashëgimi botërore e UNESCO-s

Një zjarr ka përfshirë sot parkun natyror të Donanas në jug të Spanjës duke çuar në evakuimin e më shumë se 2000 personave. Sipas autoriteteve, zjarri, që u njoftua mbrëme në komunën e Moguerit ne jugperëndimte vendit arriti limitet në parkun natyror të Donanas, klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO”. “Rreth 10 helikopterë dhe katër hidroavionë u mobilizuan për të luftuar kundër zjarrit”. Shërbimet e urgjencës theksuan se kishin ristrehuar 750 persona duke shtuar se shumë të tjerë ishin zhvendosur. “Faktori njerëzor nuk përjashtohet në shpërthimin e zjarrit. Në Portugalinë fqinje, 64 persona humbën jetën dhe më shumë se 250 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarreve në pyje.

Sicred