KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, zhvarrosja e eshtrave të diktatorit fashist Francisco Franko
Spanjë, zhvarrosja e eshtrave të diktatorit fashist Francisco Franko

Spanjë, zhvarrosja e eshtrave të diktatorit fashist Francisco Franko

Qeveria socialiste e Spanjës miratoi sot një dekret, që parashikon zhvarrosjen e eshtrave të dikatorit Fashist Francisco Franko, nga një mauzoleum i madh pranë Madridit. Mauzoleumi Lugina e Të Rënëve, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg Madridit, u krijua nga vetë diktatori, i cili ndërroi jetë në vitin 1975. Në ditët e sotme, ai shihet si objekt që glorifikon fitoren e Frankos në luftën civile të viteve 1936-39. Familja e gjeneral Frankos është kundër planeve për çvarrosjen e tij. Nuk është akoma e qartë se ku do të shkojnë eshtrat e dikatorit, por dekreti qeveritar pritet të miratohet nga parlamenti. Lugina e të Rënëve është gjithashtu vendi ku prehen rreth 37 mijë të vrarë gjatë luftës civile, ku përfshihen ushtarë nga të dyja palët. Mështetësit e ekstremit të djathtë, kryejnë rëndom homazhe për Frankon në atë zonë. Por shumë persona në Spanjë e konsiderojnë mauzoleumin si monumnet që përkujton triumfin e fashizmit. Mauzoleumi u ndërtua me punë të detyruar, nga të burgosurit e krahut të majtë.

Sicred