KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, shmanget një tjetër sulm terrorist
Spanjë, shmanget një tjetër sulm terrorist

Spanjë, shmanget një tjetër sulm terrorist

Policia spanjolle eliminoi sot pesë terroristë të dyshuar në qytezën spanjolle të Kambrils, të cilët po ndërmerrnin një tjetër sulm me automjet, të ngjashëm me atë të Barcelonës. Agresorët ishin të pajisur me jelek eksplozive dhe kishin lidhje me sulmin që goditi tnjë ditë më parë sheshin Las Ramblas të Barcelonës, ku 13 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën.
Shtatë persona, mes të cilëve edhe një oficier policie u plagosën, kur një makinë mësyu drejt tyre në orët e para të këtij mëngjesi. Një person është në gjendje kritike. Automojeti u kthye përmbys dhe kur të dyshuarit dolën nga ai, ata u qëlluan nga policia. Më pas u ndërmorrën një sërë shpërthimesh të kontrolluara. Policia thotë së situata në Kambrils, një rezort bregdetar rreth 110 kilometra në jugperëndim të Barcelonës, është tashmë nën kontroll.
Ndërkohë, dy persona janë ndaluar për ngjarjen e Las Ramblas, por jo drejtuesi i autmojetit i cili ia doli të arratisej dhe është akoma nën kërkim. Një prej të ndaluarave është Dris Ukbekir, dokumentet e të cilit u përdorën për të marrë furgonin me qera. Mediat lokale thonë se ai është rreth të 20-ave dhe ka lindur në Marok. Megjithatë, raportime të fundit bëjnë të ditur se ai i ka thënë policisë se nuk ka qenë i përfshirë në sulmin e Las Ramplas, dhe se i janë vjedhur dokumentet. Policia njoftoi sot se një arrestim i tretë u krye në qyetin e Ripolit.
I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e Las Ramblas. Sipas një njoftimi të publikuar nga agjencia e lajmeve e këtij grupi terrorist, sulmi është ndërmarrë nga ushtarët e Shtetit Islamik. Por nuk u dhanë prova apo detaje të mëtejshme që mund ta mbështesin këtë pretendim.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll Rahoi, e përshkoi incidentit e Las Ramblas si një sulm terrorist, ndërkohë që njoftoi se do të mbahen tre ditë zie kombëtare si dhe se gjatë ditës së sotme do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Sicred