KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, shkatërrohet një bandë narkotrafikantësh që udhëhiqej nga shqiptarë
Spanjë, shkatërrohet një bandë narkotrafikantësh që udhëhiqej nga shqiptarë

Spanjë, shkatërrohet një bandë narkotrafikantësh që udhëhiqej nga shqiptarë

Policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Europol dhe Drejtorinë Anti-Drogë të Kolumbisë shkatërruan një bandë kriminale shqiptare që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Lajmi është raportuar nga mediat e Spanjës, që njoftojnë se 5 persona ranë në prangat e agjentëve. Ndër të arrestuarit janë dy shqiptare, drejtues te organizatës kriminale, 2 spanjollë dhe 1 kolumbian, i cili siguronte transportin e sasive të mëdha të drogës. Idenditeti i tyre nuk bëhet i ditur. Raportohet se në operacionin e gjerë të policisë në Madrid është sekuestruar 1 ton kokainë, e vendosur 790 pako si dhe 1.5 milionë euro, me të cilat do të paguhej transporti i kokainës, me origjinë nga Kolumbia. Ndër të tjera janë sekuestruar dhe 5 makina, disa celularë, 3 disktintivë të rremë policie dhe disa armë. Hetimet kundër bandës kriminale kishin filluar në Nëntor të vitit të kaluar. Mes shumë zbulimeve, agjentët mësuan se shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me anë të fluturimeve çarter. Gjithashtu hetuesit zbuluan se krerët e grupit kriminal kishin lëvizur në të gjithë Spanjën për të krijuar një pikë për hyrjen e drogës në Evropë.

Sicred