KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, Qeveria akuzon Katalanët se po refuzojnë dialogun me Madritin

Spanjë, Qeveria akuzon Katalanët se po refuzojnë dialogun me Madritin

Qeveria spanjolle akuzoi udhëheqësit katalanas për pavarësinë, se po refuzojnë përpjekjet e tyre për të filluar një dialog që synon zgjidhjen e krizës separatiste midis Madridit dhe rajonit të pasur. Pengesa vjen në një kohë të pakëndshme për qeverinë e pakicës së Kryeministrit Pedro Sanchez, përpara një vote javën e ardhshme mbi projekt-ligjin e buxhetit 2019, i cili ka gjasa të dështojë pa mbështetjen e partive katalanase, por edhe të gjyqit të 12 udhëheqësve të burgosur, duke filluar nga e marta. Zëvendës Kryeministri Carmen Calvo tha se grupet pro pavarësisë kishin hedhur poshtë kornizën për bisedimet e propozuara nga qeveria, sepse ata donin që një referendum për pavarësinë të përfshihej në agjendën, të cilën Madridi nuk do ta pranonte. Dështimi për të miratuar propozimin e buxhetit 2019 mund të nxisë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit, e cila është diçka që opozita ka kërkuar gjithashtu si pjesë e kritikave të ashpra të planit të qeverisë për të hapur bisedime me separatistët katalanas. Korniza e propozuar e qeverisë përfshinte takime dypalëshe mes administratave qendrore dhe rajonale, si dhe një koordinator ndërpartiak.

Opozita konservatore e ka akuzuar qeverinë socialiste të Sanchez se po u jep terren separatistëve dhe për të përgatitur atë që ata e quanin një marrëveshje tradhtare. Sanchez, i cili erdhi në pushtet në qershor të vitit të kaluar dhe ka qenë i hapur për t’i dhënë Katalonjës një autonomi më të madhe, tha në një postim në Twitter se propozimi i qeverisë për dialog mbetet i hapur dhe administrata e tij po punonte për “ndërtimin e të gjitha urave të mundshme”. Por ai përsëriti se Madridi kurrë nuk do të pranojë një referendum mbi pavarësinë e Katalonjës.

Sicred