KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, kryeministri Rahoj detyrohet të dorëhiqet
Spanjë, kryeministri Rahoj detyrohet të dorëhiqet

Spanjë, kryeministri Rahoj detyrohet të dorëhiqet

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj u detyrua të lërë zyrën e tij nga një mocion mosbesimi në parlament. Lideri socialist Pedro Sanchez, i cili përpiloi mocionin, pasi partia e Rajoy-t u implikua në një skandal korrupsioni, bëhët tashmë automatikisht kryeministër. “Ne do të firmosim një tjetër faqe në historinë e demokracisë së vendit tonë”, tha Sanchez në krye të procesit të votimit të Premten. Rahoj është kryeministri i parë në historinë moderne të Spanjës, i cili shkarkohet nga një mocion mosbesimi. Ky mocion u mbështet edhe nga Partia Kombëtare Baske. Partitë opozitare përfituan nga momenti i dobët në të cilin kryeministri ndodhet pas krizës së nxitur nga votimi për pavarësinë e Katalunjës dhe pas dënimit të 29 personave të lidhur me Partinë Popullore për krime që përfshijnë shpërdorimin e pushtetit dhe falsifikimin e llogarive bankare, që kulmon një proces të gjatë gjyqësor mbi çështjet e korrupsionit.

Sicred