KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, kokainë brenda ananasit

Spanjë, kokainë brenda ananasit

Herën tjetër që do të shkoni në dyqan për të blerë ananas, bëni mirë ta kontrolloni me kujdes frutin tropikal si masë sigurie për të mos përfunduar si pjesë e ndonjë rrjeti ndërkombëtar trafiku droge. Policia në Spanjë dhe Portugali sekuestroi me qindra kilogramë kokainë të fshehura jo thjesht brenda arkava me ananas, por brenda vetë frutave. Në pranga përfunduan 9 persona që dyshohet se e transportuan drogën nga Amerika Latine. Policitë spanjolle dhe portugeze ushtruan kontrolle në disa kontenierë të mbërritur në portet e vendit si pjesë e një hetimi që kishte nisur në prill të vitit 2017 dhe që solli zbulimin e kësaj mënyre origjinale të transportit të kokainës. Veç 745 kilogramëve të sekuestruar, policia shkatërroi edhe laboratorët ku më pas përpunohej droga. Hetuesit pranuan se ky grup kriminal kishte sjellë sasi të mëdha droge në Evropë dhe u desh kohë për të zbuluar mënyrën se si ata vepronin.

Sicred