KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, Gjykata Supreme liron kundrejt pagesës së ish-kryetaren e parlamentit katalanas
Spanjë, Gjykata Supreme liron kundrejt pagesës së ish-kryetaren e parlamentit katalanas

Spanjë, Gjykata Supreme liron kundrejt pagesës së ish-kryetaren e parlamentit katalanas

Gjykata Supreme e Spanjës ka vendosur për lirimin kundrejt pagesës së ish-kryetares së parlamentit katalanas, Karme Forkadell, e cila është transferuar në një burg në rrethinat e Madridit, derisa të paguajë garacinë me vlerën e 150 mijë eurove. Edhe katër deputetë të tjerë të parlamentit rajonal, duhet të paguajnë 25 mijë euro që të gjykohen në gjendje të lirë. Ndërkohë, për një deputet të pestë, gjykata spanjolle vendosi masën e arrestit me burg. Tetë ish anëtarë të qeverisë katalanase dhe liderët e dy grupeve pro-pavarësisë janë ndërkohë në paraburgim, në pritje të gjyqit që do të zhvillohet në gjykatën e lartë, ku ata do të përballen me akuzat e rebelimit dhe krijimit të trazirave.

Sicred