KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, Festivali tradicional i Demave
Spanjë, Festivali tradicional i Demave

Spanjë, Festivali tradicional i Demave

Festivali i famshëm i “San Ferminit”, i njohur për vrapimin me dema, ka nisur në Pamplona, me sinjalin e tij tradicional të fishekzjarrëve. E ndërsa fishekzjarrët shpërthenin, mijëra njerëz të mbledhur në festën gjigande, shpërthyen në Brohorima. Vrapi me demat, është kulmi i festës së famshme në të gjithë botën, por nëntë ditët dhe tetë netët e këtij festivali, mbushen edhe nga evente të tjera tradicionale, muzikë, pije alkoolike etj, që tërheqin rreth 1 milionë vizitorë çdo vit, në qytetin verior të Spanjës që vetë ka më pak se 200 mijë banorë. Festivali i San Ferminit, është bërë i famshëm nga shkrimtari i madh, Ernest Heminguej, në nivelin e tij të vitit 1926 “Dielli po ashtu ngrihet”. Për tetë mëngjese radhazi, guximtarët garojnë bashkë me demat në një itinerar 850 metërsh përgjatë rrugëve të qytetit deri në arenën e ndeshjeve. Katër amerikanë dhe tre spanjollë, u plagosen vitin e shkuar pasi u goditën nga demat, ndërsa dhjetëra të tjerë po ashtu patën lëndime, kryesisht për shkak të rrëzimeve gjatë garës. Aktivistët e të drejtave të kafshëve, e kritikojnë festivalin, dhe e quajnë atë mizor por të apasionuarit pas ndeshjeve me demat thonë se e gjithë kjo është pjesë e traditës së San Ferminit, që duhet ruajtur. Lufta me dema, mbrohet edhe nga kushtetuta e Spanjës, si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit.

Sicred