KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, detaje të reja nga sulmi terrorist në Barcelonë
Barcelonë, arrin në 13 numri i viktimave

Spanjë, detaje të reja nga sulmi terrorist në Barcelonë

Celula përgjegjëse për atentatet në Spanjë po përgatiste një apo disa atentate me bombë në Barcelonë me 120 bombula me gaz të gjendura në një banesë në Alcanar, 200 kilometra në jugperëndim. Njoftimin e bëri të ditur policia spanjolle duke dalë në përfundimin se ky ishte vendi ku po përgatiteshin eksplozivët për kryerjen e sulmeve të tjera të cilat u parandaluan. Ndërkohë qeveria spanjolle ka publikuar fotot e terroristëve, të vrarë, të kapur dhe në kërkim duke deklaruar se celula terroriste që kreu sulmin në Barcelonë është shkatërruar plotësisht. Sipas mediave spanjolle, grupi përbëhej nga 12 persona, 5 prej të cilëve tashmë janë vrarë, ndërsa drejtuesi i mjetit që kreu sulmin në Barcelonë ku mbetën 14 të vdekur është ende në kërkim. Për policinë spanjolle, objektivi i celulës xhihadiste ishte Katedralja “Sagrada Familia”, emblema e Barcelonës, një tempull i krishtërimit.
Për rrënimin e saj kishin muaj që mblidhnin bombola gazi dhe nëse plani do të realizohej të vdekurit mund të ishin me qindra.

Sicred