KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanja i falet një goli “rokambolesk” për të mundur Iranin
Spanja i falet një goli “rokambolesk” për të mundur Iranin

Spanja i falet një goli “rokambolesk” për të mundur Iranin

Spanja ka vuajtur, por prapëseprapë ia ka dalë ta mundë Iranin me një gol të vetëm të mërkurën, në ndeshjen e fundit të ditës së 7t-ë të Botërorit që po mbahet në Rusi. Në fakt, pjesa e parë e zhvilluar në kryeqytetin e Republikës gjysmëautomome të Tataristanit, Kazan, ka parë një lojë më të ashpër dhe më të ngjeshur taktikisht të Iranit, i cili ka qenë më tepër i interesuar për të neutralizuar sulmet e Spanjës, ndërsa është mbëshetur tek kundërsulmi, por edhe goditjet nga këndi dhe ato të lira për të rrezikuar portën kundërshtare. Për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta do të nisë më agresive për Spanjën, që do ta kërkojë me ngulm golin. Megjithatë, edhe Irani do të mbrohet dhe do ta rrezikojë portën spanjolle, duke krijuar madje edhe iluzionin e një goli në një rast të volitshëm.
Sidoqoftë, Spanja do ta gjejë golin, ndonëse në një mënyrë rokamboleske, pasi përpjekja për të larguar topin e Rezaeianit do të devijohet në rrjetë nga Diego Kosta.
Goli i ka shtangur iranianët dhe Spanja rrezikon të shënojë sërish, por pa rezultat. Edhe një gol i shënuar prej tyre u anullua nga arbitri për faull. Përtej përpjekjeve të aziatikëve, iberikët fitojnë 1-0 dhe ndajnë kryesimin e renditjes së grupit B me fqinjët e tyre, portugezët, me nga 4 pikë, një më tepër sesa Irani i vendit të 3-të.

Sicred