KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Spanja dhe Panamaja mbërrijnë në Botëror
Spanja dhe Panamaja mbërrijnë në Botëror

Spanja dhe Panamaja mbërrijnë në Botëror

Ish fituesja e Kupës së Botës Spanja dhe debutuesja Panamaja kanë mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në edicionin e 21 të spektaklit botëror të futbollit. Spanja ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe është një nga favoritet e turneut. Ata nuk janë mundur në 19 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Lopetegi, i cili mori kombëtaren pas euro 2016. Përpara se të niseshin, futbollistët e kombëtares së Spanjës u vizituan personalisht nga Mbreti Filipe VI. Ai ka marrë edhe bluzën e kombëtares spanjolle me emrin e tij. Spanjollët janë vendosur në qytetin jugor Krasnodar ndërsa të shtunën e ardhshme do të luajnë ndeshjen e parë në botëror kundër Portugalisë. Edhe Panamaja ka mbërritur në Rusi. E ndodhur në grupin G, Panamaja do të përballet me Belgjikën, Anglinë dhe Tunizinë. Përgatitjet e përfaqësueses nga Amerika Qendrore u mbullën me humbjen 1-0 të mërkurën në Oslo, ndërsa dhomat e tyre të hotelit ishin grabitur teksa ata ishin duke luajtur. Policia tha se objektet me vlerë të cilat u ishin marrë futbollistëve shkonin deri në 53 mijë euro.

Sicred