KRYEFAQJA » LAJME » Spaho, reagim pas protestës në Elbasan

Spaho, reagim pas protestës në Elbasan

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho reagoi pas protestës së qytetarëve në Elbasan, gjatë vizitës së Kryeministrit Rama. Sipas tij qëndrimet e njëpasnjëshme të Ramës për sjelljen e policisë janë skandaloze dhe të papërgjegjshme që nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij. Sipas Spahos Kryeministri nuk merr në konsideratë shqetësimet e qytetarëve sepse prioritet i tij është të dalë garant i krimit dhe oligarkëve me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë. Kjo është edhe arsyeja, thekson Spaho, që Kryeministri nuk ka shqetësim për kuksianët e varfër qe vazhdojnë të jenë në burg, as për pacientët pa ilaçe, as për fëmijët pa përkrahje. I vetmi rast kur ai shqetësohet, nënvizon Spaho, është kur i preken kriminelët nga Rroshi te Tahiri te Xhafaj, të cilët i përkëdhel si njerëz të mirë që kanë bëra gabime te ashtequajtuara të vogla, nga papjekuria e rinisë si përdhunime në grup minorenësh dhe trafik ndërkombëtar kokaine. Spaho shpreh bindjen se ky sistem do te rrëzohet nga bashkimi i qytetarëve. Sipas tij Shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht Kryeministrit Rama.

Sicred