KRYEFAQJA » LAJME » Vdekja e shoferit të Xhafajt, reagon PD

Vdekja e shoferit të Xhafajt, reagon PD

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmod Spaho reagoi ndaj deklarates së kryesministrit Rama, sipas të cilit gardisti Shkelzen Qordja vrau veten. Në një deklaratë për shtyp Spaho e cilësoi ngjarjen vrasje mafioze. Sipas Spahos në 5 vite qeverisje, Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij, që nga kanabizimi i vendit e deri tek përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës apo e dënimit të vëllait të ministrit në Itali. Spaho tha se mohimi i këtyre ngjarjeve e la Shqipërinë jashtë Europes. Një ditë më parë Shkelzen Qordja u gjet i pajetë në makinën e tij, në garnizonin e gardës së republikës.

Sicred