KRYEFAQJA » LAJME » Spaho ndërkombëtarëve: Maxhoranca nuk mbështet Vettingun
PD letër Ruçit : Shorti për KED antikushtetues, të ndërpritet

Spaho ndërkombëtarëve: Maxhoranca nuk mbështet Vettingun

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho i është drejtuar sot me një letër Drejtueses së Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit, ambasadës së SHBA-se dhe delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përmes së cilës shpreh shqetësim për mungesën sipas tij të vullnetit të mazhorancës për të mbeshtetur organet e Vettingut. Mazhoranca pa dakortësinë e organeve të reja të vettingut, vendosi të shkurtonte me 40 për qind numrin e punonjësve, theksoi Spaho. Sipas tij qëndrimi i Kryeministrit duke i trajtuar këto institucioni njëlloj me Ministritë në varësinë e tij, duke i diktuar dhe numrin e stafit mbështetës, është i papranueshëm, dhe provë se Qeveria nuk synon realizimin e procesit të Vettingut në mënyrë të pavarur. Spaho kërkon qëndrim aktiv te faktorit ndërkombetar, gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, për të shmangur sipas tij ndërhyrjen e Qeverisë. ”Mosreagimi i partnerëve ndërkombëtarë mbi ndërhyrjen e mazhorancës në organizimin e organeve të vettingut, u përdor nga Kryeministri si mbështetje ndaj veprimeve të tij”, theksoi Spaho.

Sicred