KRYEFAQJA » LAJME » Sotira e Dropullit, pjesë e itinerarit turistik në Dropull

Sotira e Dropullit, pjesë e itinerarit turistik në Dropull

Sotira është një prej fshatrave piktoreskë të Bashkisë Dropull, i cili është përzgjedhur edhe në programin zhvillimor të 100 fshatrave. Pjesa më e madhe e banorëve të fshatit janë larguar në emigrim. Përveç të ardhurave të tjera , banorët e Sotirës përmiresimin e jetës e shikojnë në ofrimin e shërbimeve për turistët, të cilët befasohen me bukuritë dhe pasuritë e këtij parku të gjelbër me bredhin e bardhë aq të përmendur në vendin tonë dhe më gjerë. Gjithashtu kjo zonë ofron vlera të pasura të traditës, gatimeve karakteristike, etj. Gjatë këtij viti disa familje po investojnë për shërbimet tuirstike duke nxitur zhvillimin ekonomik të fshatit. Pjesë e resurseve turistike të Sotirës janë edhe disa monumente kulture, objekte religjoze etj të cilat i bëjnë me tërheqëse intenerarët turistikë në zonën e Dropullit.

Sicred