KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sot zhvillohen zgjedhjet në Itali; Ja tre partitë që synojnë fitoren
Sot zhvillohen zgjedhjet në Itali; Ja tre partitë që synojnë fitoren

Sot zhvillohen zgjedhjet në Itali; Ja tre partitë që synojnë fitoren

 Sot italianët po i drejtohen qendrave të votimit, në një proces që duket më i paqartë se kurrë. Janë tre partitë që synojnë fitoren, Forza Italia e Silvio Berlusconit, që ka prezantuar tashmë si kandidat për kryeministër Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani; Lëvizja 5 Yjet e Luigi di Maios, 31-vjeçarit që pretendon t’i japë fund “status quo”-së dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë, e ish-kryeministrit Mateo Renzi, që sidoqoftë, nuk është në nivele fort të kënaqshme mbështetjeje. Berlusconi, 4 herë kryeministër i vendit, tenton rikthimin pavarësisht se vetë ai e ka të ndaluar të mbajë poste publike. Një parlament i fragmentarizuar duket se do të jetë rezultati më i mundshëm, me asnjë nga partitë apo koalicionet që duket se nuk do të mund të marrë mbështetje të mjaftueshme për të fituar një shumicë të qartë. Të gjitha forcat politike bëjnë thirrje për të votuar e evituar mospjesëmarrjen. Në zgjedhjet vendore të 2017 pjesëmarrja në votime ishte në kuotën e mbi 60 %. Në Itali jetojnë dhe gati gjysmë milioni shqiptarë. Rreth 200 mijë prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane e përllogaritet se nga 100-150 mijë emigrantë shqiptarë kanë të drejtën e votës.. Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 23:00, ndërsa “exit poll”-et e para priten shumë shpejt pas mbylljes së tyre.

Sicred