KRYEFAQJA » LAJME » Sot, takimi i Donald Trump me Vladimir Putin në Helsinki

Sot, takimi i Donald Trump me Vladimir Putin në Helsinki

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur këtë të hënë në Helsinki, ku ai do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin. Para se të udhëtonte për në Helsinki, qyteti i fundit ky i turit të tij në Europë, Tramp tha se kishte pritshmëri të pakta për bisedimet me Putin, por gjithashtu shtoi se ndoshta diçka e mirë mund të dilte prej tyre. Samiti mes dy presidentëve vjen pasi 12 shtetas rusë janë paditur për hakerim të kryer gjatë zgjedhjeve amerikane të vitit 2016. Zoti Tramp tha se do ta ngrinte këtë çështje gjatë takimit, por deri tani nuk ka ndonjë axhendë zyrtare për atë që do të flitet konkretisht. Dy palët kanë rënë dakord që takimi të mos ketë një axhendë të paracaktuar, bëri të dikur këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Xhon Bollton. Bolton gjithashtu tha për ABC news se e kishte të vështirë ta besonte se zoti Putin nuk dinte gjë për hakerimin e pretenduar në zgjedhjet amerikane dhe ishte e sigurt që ky subjekt do të përmendej. – Ky është një nga synimet e këtij takimi, që presidenti ta shohë në sy presidentin Putin dhe ta pyesë rreth kësaj cështjeje, – bëri të ditur Bolton. Presidentit Tramp i është kërkuar gjithashtu që të ngrejë çështjen e helmimit të dy britanikëve të cilët kanë rënë në kontakt me agjentin nervor Novicok. Hetuesit besojnë se incidenti ka lidhje me helmimin e një ish spiuni rus në muajin mars. Presidenti amerikan foli për samitin me Putin edhe gjatë një konference për shtyp me kryeministren Britanike Mei, – Do të flasim për sirinë. Do të flasim për pjesë të tjera të Lindjes së Mesme si dhe për ndalimin e shpërndarjes së armëve bërthamore, – tha ai. Trump dhe Putin do të takohen kokë-më-kokë dhe atyre do t’u bashkohen vetëm përkthyesit. Ky është samiti i parë i mbajtur ndonjëherë mes tyre, megjithëse ata janë takuar më parë gjatë takimeve ndërkombëtare.

Sicred