KRYEFAQJA » LAJME » Sot Shqipëri-Islandë (Shpresat), Bushi: Sfida e rradhës

Sot Shqipëri-Islandë (Shpresat), Bushi: Sfida e rradhës

Shqipëria ndeshen të martën në mbrëmje me Islandën, në takimin e 4-t në kuadër të grupit të 2-të të Eliminatoreve të Evropianit të Nën-21-vjeçarëvë.

Për trajnerin kuqezi, Alban Bushi kjo është vetëm sfida e radhës. “E dimë që Islanda është favorite grupi, ne nuk jemi favoritë, por kur punon për çdo ndeshje mund të përmbysim çdo kundërshtar” tha Bushi. Sipas tij me takimet dhe rezultatet e arritur grupi po bëhet shumë interesant. “Duke fituar fituar brenda duke humbur jashtë, ekipet do të jenë ngushtë deri në minutën e fundit” thotë ai.

Ndërkohë, futbollisti kuqezi, Keidi Bare ka deklaruar së është i gatshëm për këtë sfidë, ku synon të gjejë edhe ndjesinë e munguar të golit. “E kam menduar shumë herë një gol me shpresat se kam një kohë të gjatë që nuk kam shënuar. Shpresoj që në këtë ndeshje ta realizoj një të tillë” thotë Bare.

Ndeshja midis Shpresave të Shqipërisë dhe Nën-21-vjeçarëve të Islandës luhet të martën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:00.

Sicred