KRYEFAQJA » LAJME » Sot opozita e bashkuar në protestë kundër qeverisë Rama
Sot opozita e bashkuar në protestë kundër qeverisë Rama

Sot opozita e bashkuar në protestë kundër qeverisë Rama

Opozita shqiptare pritet të zhvillojë të shtunën në mesditë para selisë së qeverisë një protestë kundër asaj që ajo e konsideron si keq qeverisje të kryeministrit socialist Edi Rama. Partive të opozitës së djathtë u është bashkuar edhe LSI partia e tretë më e madhe në parlament, deri para zgjedhjeve të vitit të kaluar në koalicion me PS. Opozita e bashkuar akuzon maxhorancën se ka varfëruar më shumë shqiptarë ndërsa ka pasuruar oligarkët pranë pushtetit. Nga deklaratat e krerëve të opozitës parashikohet që të mblidhen rreth 130 mijë protestuesve, shifër kjo gati dy herë më e ulët se ajo që ata shpresuan se do të mblidhnin në protestën e 18 shkurtit një vit më parë, kur LSI ishte në pushtet. Opozita thotë se protesta do të jetë paqësore, por ka paralajmëruar policinë të mos provokojë protestuesit. Ndërkaq nuk kanë munguar edhe thirrje me tone agresive të krerëve opozitarë veçanërisht ndaj kryeministrit Rama.
Policia nga ana e saj ka njoftuar se 1500 forca janë angazhuar për protestën. Radio Televizioni shqiptar ka mësuar se rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. I njëjti udhëzim u është dhënë edhe komisariateve në rrethe. Personat e skeduar do të monitorohen gjatë protestës edhe me agjentë civilë. Pika kontrolli do të ngrihen edhe në akset kryesore të hyrje-daljet në tiranë, të cilat kontrollojnë persona të dyshuar se mund të jënë problematik dhe të armatosur. Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi Dëshmorët e kombit dhe rrugët ndërlidhëse të tij.
Protesta e opozitës zhvillohjet në një kohë kur Shqipëria është në pritje të çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE, ç’ka e ka çuar maxhorancën ta konsiderojë këtë hap të opozitës si një përpjekje për pengimin e integrimit të Shqipërisë, për interesa partiake dhe personale. Sipas maxhorancës protesta ka vetëm një pikësynim mbrojtjen e Lulzim Bashës, krimit shtetëror të 21 janarit 2011, si dhe pengimin e Reformës në Drejtësi.

Sicred