KRYEFAQJA » LAJME » Sot nis Samiti i Sofjes, Tusk: “Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”
Tusk në Tiranë: "Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet"

Sot nis Samiti i Sofjes, Tusk: “Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”

Në Sofje nis të enjte samiti BE-Ballkani Perëndimor. Momenti kryesor do të jetë miratimi i nnjë deklarate për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet. Takimi që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të dyja palët. “Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian… Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”, tha zoti Tusk.
Shqipëria përfaqësohet në këtë samit me kryeministrin Edi Rama.

(Visited 13 times, 13 visits today)