KRYEFAQJA » LAJME » Sot në 14:00, Kukësi-Skënderbeu, drejtpërdrejt në RTSH
Sot në 14, Kukësi, Skënderbeu, drejtpërdrejt në RTSH

Sot në 14:00, Kukësi-Skënderbeu, drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbolli ul sot siparin e javës së 4-t të saj, me dy ndeshjet e fundit. Si zakonisht, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur, atë midis Kukësit dhe Skënderbeut, që luhet në Stadiumin “Zeqir Ymeri”, duke nisur nga ora 14:00. Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë të javës së 4-t pasi janë të vetmet që nuk e kanë provuar humbjen në këto 3 javët e para të këtij fillimsezoni. Ato kanë madje të njëjtin golaverazh, +4, pasi 270 minutave të para, ku verilindorët kanë shënuar 4 gola, pa pësuar asnjë, ndërsa korçarët kanë shënuar 5 dhe kanë pësuar vetëm 1-1. Për më tepër, kjo është përballja e parë e tyre pas asaj humbjeje të shumëdiskutuar të Skënderbeut sezonin e shkuar në Kukës, që praktikisht vulosi fitimin e titullit të parë “kampion” për skuadrën verilindore. Java e 4-t mbyllet në mbrëmje, me takimin që nis në ora 17:00, midis Partizanit dhe Lushnjës.

Sicred