KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sot, nata e dytë e Eurovizion 2019, në konkurrim Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”

Sot, nata e dytë e Eurovizion 2019, në konkurrim Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”

Magjia e Eurovizionit vazhdon edhe sot në mbrëmje. Drejtpërdrejtë nga Tel Aviv vjen nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës, si gjithmonë në rrjetin RTSH.
Kjo natë mbart akoma më shumë emocion për publikun shqiptar, pasi sot konkurron edhe përfaqësuesja e Shqipërisë këngëtarja Jonida Maliqi.

Me këngën “Ktheju Tokës”, Jonida Maliqi u shpall fituese e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH dhe automatikisht fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2019.
Kënga, e shkruar dhe kompozuar nga muzikantja Eriona Rushiti, mban një mesazh të fuqishëm dhe aktual. “Ktheju Tokës!” është një thirrje për emigrantët për tu kthyer dhe kontribuar në vendin e tyre.
Këngëtarja Jonida Maliqi shprehet se është shumë e lumtur dhe ndihet e privilegjuar që po prek një nga skenat më të mëdha të muzikës evropiane.

Me një interpretim fantastik, kënga është vlerësuar shumë pozitivisht nga kritikët dhe fansat e Eurovizionit.
Sot në natën e dytë të Festivalit Europian të Këngës, Jonida Maliqi do të jetë e katermbëdhjeta në rradhë, si rrjedhojë do të mbaje kodin me numër 14 gjatë momentit të televotimit.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse të natës së dyte gjysmëfinale, janë të lutur të votojnë për këngën shqiptare. Shtetet pjesëmarrëse janë: Armenia, Irlanda, Moldavia, Zvicra, Letonia, Rumania, Danimarka, Suedia, Austria, Kroacia, Malta, Lituania, Rusia, ((Shqipëria), Norvegjia, Hollanda, Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani.

Sicred