KRYEFAQJA » LAJME » Sot Kupa e Shqipërisë
Sot Kupa e Shqipërisë

Sot Kupa e Shqipërisë

Sot luhen takimet e raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në orën 14.00 do të përballen Laçi-Skënderbeu dhe Vllaznia-Teuta, ndërsa në orën 17.00 luhen dy sfidat e tjera, Flamurtari-Besëlidhja dhe Tirana-Kukësi. Kupa e Shqipërisë është një trofe që të çon në takimet evropiane. Të gjitha skuadrat çerekfinaliste duan ta bëjnë pronë të vetën, duke parë se kampionati kombëtar sa vjen dhe bëhet më i vështirë për t’i siguruar një vend në Kupat e Evropës. Në këto sfida bie në sy prania e Beslidhjes, skuadër e kategorisë së parë, e cila do të përballet me Flamurtarin tepër ambicioz në pretendime. Por edhe 7 skuadrat e tjera të kategorisë superiore kërkojnë fitoret për të siguruar kualifikimin për më tej. Për të gjithë teleshikuesit, Televizioni Shqiptar do të përcjellë drejtpërdrejt emocionet e ndeshjes Tirana-Kukësi, e cila luhet në orën 17.00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Sicred