KRYEFAQJA » LAJME » Sot kupa e shqipërisë për nën 17-vjeçarët, direkt në RTSH

Sot kupa e shqipërisë për nën 17-vjeçarët, direkt në RTSH

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar është padyshim shtëpia e të gjithë sporteve në vend dhe, pasi ka sjellë dje ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, transmetuesi publik do të sjellë sot për sportdashësit drejtpërdrejt një tjetër duel interesant. Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për nën-17-vjeçarët, që luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 13:30. Sot në duelin final për këtë trofe do të jenë përballë njëra-tjetrës Tirana dhe Vllaznia. Ndërkohë, javën e shkuar Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar solli për sportdashësit drejtpërdrejt edhe finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për nën-19-vjeçarët, midis Partizanit dhe Flamurtarit, që u fitua nga kryeqytetasit me një gol të vetëm. Ndërsa të mërkurën e ardhshme, transmetuesit publik do të sjellë drejtpërdrejt edhe finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, midis Vllaznisë dhe Apolonisë.

Sicred