KRYEFAQJA » LAJME » Sot hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED

Sot hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED

Pas pak në Kryesinë e Kuvendit do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, e cila është edhe një nga anëtarët e Komisionit, që përgatiti paketën ligjore të Reformes në Drejtësi. Shorti do të zhvillohet në prani të përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në garë për t’u përzgjedhur si anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë më shumë se 100 kandidatë. Prej tyre do të përzgjidhen vetëm 9 gjyqtarë ose prokurorë. Listat me kandidatë i janë paraqitur kuvendit dhe pas disa minutash, do t’i nështrohen përzgjedhjes së shortit të rastësishëm. Kjo është hera e dytë që parlamenti hedh shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. I pari u hodh në 27 janar të këtij viti, në drejtimin e ish kreut të Parlamentit, Presidentit aktual Ilir Meta.

Sicred