KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sot eklipsi i pjesshëm i hënës, i dukshëm vetëm në SHBA

Sot eklipsi i pjesshëm i hënës, i dukshëm vetëm në SHBA

Spektakli madhështor i eklipsit të hënës do të ndodhë sonte menjëherë pas perëndimit të diellit. Eklipsi do të jetë i dukshëm nga një pjesë në Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë menjëherë pasi hëna të dalë në horizont. Mbrëmja e sotme do të sjellë një hënë të plotë verore. Ky fenomen ndodh rrallë dhe është mjaft interesant për tu parë. Eklipsi hënor ndodh kur orbita eliptike e hënës së plotë është e pozicionuar në të njëjtën linjë me orbitën e Tokës dhe Diellit. Dhe në këtë mënyrë hëna do të kalojë përmes hijes së Tokës. Më pas hija e hënës bie në sipërfaqen e e Tokës, duke u shfaqur përfundimisht për të zhdukur diellin tërësisht. Hija përbëhet nga dy pjesë konike, të mbivendosura njëra mbi tjetrën. Hija e jashtme është një zonë ku hija e Tokës është e pjesshme dhe bllokon disa, por jo të gjitha rrezet e Diellit. Ndërsa hija e brendshme ose umbra përfshin një zonë ku Toka bllokon të gjitha rrezet e diellit. Kur vetëm një pjesë e hënës kalon përmes hijes, shihet eklips hënor i pjesshëm. Ndërsa kur e gjithë Hëna e plotë kalon nëpër hijen umbrale atëherë do të jetë i mundur eklipsi i plotë.