KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » SOT BELGJIKË-ANGLI, DREJTPËRDREJT (16:00) NË RRJETIN E RTSH

SOT BELGJIKË-ANGLI, DREJTPËRDREJT (16:00) NË RRJETIN E RTSH

Kampionati i 21-të Botëror i Futbollit, që po mbahet në Moskë dhe po sillet për sportdashësit ekskluzivisht dhe falas nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, do të luajë sot pasdite aktin e tij të parafundit. Belgjika dhe Anglia do të zbresin në fushën e blertë të Stadiumit të Shën Pjetërburgut për duelin për vendin e 3-tëdhe të 4-t, apo, siç njihet ndryshe, dueli i ngushëllimit. Belgët u mundën me një gol të vetëm përballë Francës në gjysmëfinale, duke u ndalur kështu në një rrugëtim që e çoi skuadrën e re dhe të talentuar të trajnerit Roberto Martinez vetëm një hap larg finales së madhe. Edhe për anglezët, gjithashtu një skuadër e re dhe e talentuar, gjysmëfinalja ishte tepër e hidhur, pasi ata kaluan të parët në epërsi brenda vetëm 5 minutash lojën, por Kroacia barazoi në pjesën e dytë, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Aty ku kroatët përmbysën gjithçka duke gjetur edhe golin e dytë në shtesën e dytë dhe duke siguruar vendin në finale, për herë të parë në histori. Takimi Belgjikë-Angli luhet duke nisur nga ora 16:00 dhe do të sillet drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ndërsa menjëherë pas tij do të vijë spektakli i emisionit “Magjia 21”, ndërsa edicioni i ardhshëm i lajmeve do të jetë ai i orës 20:00.

Sicred