KRYEFAQJA » LAJME » Sot (14:00), Erzeni-Besëlidhja, drejtpërdrejt në RTSH
Kategoria e Parë

Sot (14:00), Erzeni-Besëlidhja, drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit është rikthyer të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së saj të 3-të. Të gjitha këto ndeshje u luajtën të shtunën pasdite, me përjashtim të asaj midis Erzenit dhe Besëlidhjes, që luhet sot pasdreke. Siç dihet, transmetimi i këtij sezoni të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar është një ekskluzivitet i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që ka sjellë të shtunën takimin më të spikatur të grupit B, atë midis Tiranës dhe Naftëtarit, që u fitua nga bardheblutë, me rezultatin 3-0. Bardheblutë kryeqytetas, që militojnë, për herë të parë në histori në këtë nivel të futbollit shqiptar, mbajnë kreun e renditjes së grupit të Jugut me pikë të plota, 9, pas 3 javëve të para. Midis takimeve të tjera të këtij grupi, spikatën përballjet Tomori-Shkumbini 0-1 dhe Apolonia-Pogradeci 1-1. Ndërkaq, në grupin A, apo grupin e Veriut, spikatën sfidat Besa-Tërbuni 2-0 dhe Burreli-Dinamo 0-0.  Java e 3-të e grupit B mbyllet sot, me një tjetër përballje interesante, atë midis Erzenit dhe Besëlidhjes, që gjithashtu do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Lezhjanët mbajnë vendin e 5-të të renditjes së grupit A, me 4 pikë, 5 më pak sesa kryesuesja e 3 javëve të para, Kastrioti, ndërsa shijakasit renditen të 7-ët, me 3 pikë.

Sicred