KRYEFAQJA » LAJME » Sot në orën 14:00, Elbasani-Cërriku, Drejtpërdrejt në RTSH

Sot në orën 14:00, Elbasani-Cërriku, Drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria e parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot takimin e prapambetur të javës së saj të 21-të, që është edhe java e 3-të e fazës së 3-të. Takimi që do të luhet sot dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00, ai midis Elbasanit dhe Turbinës, është i vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut të nivelit të dy të futbollit shqiptar. Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, që është në fakt një risi, të dy grupet e Kategorisë së Parë, në këtë fazë të 3-të, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. Pesë skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Përballja midis Elbasanit dhe Turbinës është e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin A, ku vendasit renditen të fundit, me 8 pikë, ndërsa cërrikasit renditen të shtatët, me 14 pikë.