KRYEFAQJA » LAJME » SOT (14:00), DINAMO-ELBASANI, DREJTPËRDREJT NË RTSH

SOT (14:00), DINAMO-ELBASANI, DREJTPËRDREJT NË RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot ndeshjen e radhës në grupin B, apo grupin e Jugut dhe Dinamo përballet në kryeqytet me Elbasanin. Kjo sfidë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, që është në fakt një risi, të dy grupet e Kategorisë së Parë, në këtë fazë të 3-të, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. Pesë skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Përballja midis Dinamo dhe Elbasanit është e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin B, ku vendasit renditen të 3-të, me 13 pikë, ndërsa miqtë të parafundit, me 11 pikë.

Sicred