KRYEFAQJA » LAJME » SOPOTI-BYLISI, SOT (14:00), DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH

SOPOTI-BYLISI, SOT (14:00), DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot ndeshjen e parë të javës së 17-të dhe, në kuadër të grupit B, Sopoti përballet me Bylisin. Kjo ndeshje do të luhet në Stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Kjo sfidë vë përballë librazhdasit e vendit të parafundit të renditjes, me ballshiotët që mbajnë vendin e dytë, me 32 pikë, 6 më pak sesa Lushnja kryesuese. Transmetimet sportive në Rrjetin e RTSH-së do të vijojnë në mbrëmje me dy takime basketbolli. Kështu, duke nisur nga ora 19:00, në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale do të vijë ndeshja e Kampionatit Kombëtar të meshkujve, midis Ardhmëria Basket dhe Tiranës, ndërsa në ora 21:00, në TVSH do të vijë sfida e Euroligës së basketbollit të meshkujve, midis Realit të Madrididt dhe Darushufakasë.

Sicred