KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sony prezanton “Aibon” qenin më të ri robot
Sony prezanton "Aibon" qenin më të ri robot

Sony prezanton “Aibon” qenin më të ri robot

Sony Corporation prezantoi qenin e saj më të ri robot, “Aibo”, pasardhësi i robotit tejet popullor me të njëjtin emër që doli nga qarkullimi në 2005-ën. Miku më i mirë i njeriut, këtë herë prej metali, është 180mm i gjere, 293mm i gjatë, ka dioda emetuese të dritës organike të vendosura në pjesën e syve, dhe vrapon për dy orë pas një karikimi të plotë tre orësh të baterisë. Është i pajisur me dy kamera që e ndihmojnë në dallimin e tipareve të fytyrës për të bërë kështu identifikimin e pronarit dhe 22 motorë veprimi që i nevojiten për të lëvizur. “Ishim të bindur se një robot që i jep hapësirë eksperiencës së lidhjes me njerëzit është saktësisht ajo çfarë mishëron misioni i Sony-t, për këtë arsye dhe kërkova përpara një viti e gjysëm që të niste puna për krijimin e Aibo-s. Dhe sot ne kemi një Aibo të ri, një partner që do t’iu gëzojë çdo ditë”, thotë administratori i Sony-t. Pronarët mund ta sinkronizojnë gjithashtu qenin e hekurt me një aplikacion në smartphone të quajtur “My Aibo”, i cili i lejon të luajnë me të në distancë.

Sicred