KRYEFAQJA » LAJME » SONTE TEUTA-SKËNDERBEU, DIREKT NË RTSH (18:00)

SONTE TEUTA-SKËNDERBEU, DIREKT NË RTSH (18:00)

Java e 15-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit nis sonte me takimin e parë, atë midis Teutës dhe Skënderbeut. Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00. Sfida që do të luhet në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit vë përballë njëra-tjetrës dy skajet e renditjes, pasi vendasit ndajnë vendin e 8-të dhe të 9-të me Laçin, me nga 11 pikë secila. Ndërsa korçarët, ndajnë kreun e renditjes me Kukësin, me nga 28 pikë secila. Katër takimet e tjera të javës së 15-të luhen të shtunën dhe, duke nisur nga ora 14:00, Vllaznia pret në Shkodër Luftëtarin, ndërsa, po në të njëjtën kohë, Flamurtari është mysafir në Kukës për t’u ndeshur me skuadrën vendase. Ndërkaq, duke nisur nga ora 17:00, zbresin në fushën e blertë dy ekipet kryeqytetase. Tirana do të presë në Stadiumin “Selman Stërmasi” Korabin e vendit të fundit, ndërsa në shtëpinë e tyre të improvizuar, në “Elbasan Arena”, Partizani do të përballet me Laçin.

Sicred