KRYEFAQJA » LAJME » Sonte finalja e Ligës së Evropës, direkt në RTSH (20:45)

Sonte finalja e Ligës së Evropës, direkt në RTSH (20:45)

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij sonte nga vija anësore, në finalen e Ligës së Evropës me Olimpikun e Marsejës. Mirëpo ai ka besim të plotë te ndihmësi i tij, German Burgos. Spanjollët do të ndeshen me francezët në finalen e këtij edicioni të Ligës së Evropës, që do të luhet në Lion dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45. Atletiko është duke synuar triumfin e tretë në Ligën e Evropës dhe të parin nga viti 2012. Simeone është i pezulluar, pas përjashtimit që mori në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Arsenalit. Atletiko fitoi Ligën e Evropës në vitet 2010 e 2012, ndërsa, ishte në finale të Ligës së Kampioneve në vitet 2014 e 2016. Që të dy këto ekipe përfaqësojnë dy klube me shumë emër në historinë e Kupave të Evropës, sidoqoftë rruga e tyre ka qenë krejtësisht e ndryshme. Natyrisht, duke parë ecurinë e deritanishme, “bardhekuqtë” konsiderohen favoritët e mëdhenj të kësaj veprimtarie, por duhet të kenë qenë fare të pakët ata që kanë parashikuar Marsejën në takimin përmbyllës të këtij sezoni. Finalja, që  do të luhet sonte, do të drejtohet nga 45-vjeçari holandez Bjorn Kuipers.

Sicred