KRYEFAQJA » LAJME » Sonte (21:05), Atalanta-Borusia e Dortmundit, drejtpërdrejt në RTSH

Sonte (21:05), Atalanta-Borusia e Dortmundit, drejtpërdrejt në RTSH

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes, prej nga do të dalin edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej betejën për këtë trofe. Si çdo të enjte, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Atalantës dhe Borusias së Dortmundit, që nis në ora 21:05. Gjermanët e fituan 3-2 ndeshjen e parë në fushën e vet para një jave, por italianët vijnë në sfidën e sotme duke u mbështetur mjaft tek dy golat e shënuar në fushë të huaj. Aktualisht, Dortmundi mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës gjermane, pas Bajernit të Mynihut, ndërsa Atalanta renditet e 8-ta në Serinë A. Përveç kësaj ndeshjeje, duke nisur nga ora 20:35, deri në ora 23:30, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit edhe të gjithë golat e mbrëmjes.

Sicred