KRYEFAQJA » LAJME » Sonte (17:00) Teuta-Partizani, drejtpërdrejt në RTSH

Sonte (17:00) Teuta-Partizani, drejtpërdrejt në RTSH

Pas ndërprerjes për shkak të Kombëtares, rikthehet në mesjavë Kategoria Superiore me takimet e javës së saj të 5-të. Tri ndeshjet e para luhen pasdreke dhe, duke nisur nga ora 14:00, Lushnja pret në fushën e vet Kukësin, ndërsa në të njëjtën kohë, Kamza përballet në Gjirokastër me Luftëtarin, ndërsa në Shkodër përplasin “brirët” Vllaznia me Flamurtarin. Dy takimet e tjera të kësaj jave luhen në mbrëmje dhe, duke nisur nga ora 17:00, Skënderbeu pret në Korçë Laçin. Po në të njëjtën kohë luhet edhe ndeshja e fundit, ajo midis Teutës dhe Partizanit. Kjo sfidë, që luhet në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:00. Për trajnerin e të kuqve, Mark Juliano, ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ka qenë pozitive. Përtej një nisjeje për t’u harruar, trajneri i të kuqve, ai ka kërkuar nga skuadra të rigjejë veten dhe të rigjejë edhe golat e munguar. Në prag të ndeshjeve të javës së 5-të, Skënderbeu kryeson i shkëputur në kuotën e 10 pikëve, 3 më tepër sesa Flamurtari, Kukësi dhe Teuta, ndërsa Partizani mbyll fundin e renditjes, së bashku me Lushnjën, me nga 2 pikë secila.

Sicred