KRYEFAQJA » LAJME » Sonte (17:00), Partizani-Skënderbeu, drejtpërdrejt në RTSH

Sonte (17:00), Partizani-Skënderbeu, drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria Superiore mbyll sot javën e 12-të, me sfidën kryesore të saj, atë që do të luhet në kryeqytet midis Partizanit dhe Skënderbeut. Kjo sfidë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:00. Kjo javë ka nisur të shtunën me takimin e parë, të luajtur pasdreke, ku Kukësi ka korrur një fitore minimale, por mjaft të vyer në Laç ndaj skuadrës vendase. Takimi tjetër që u luajt të shtunën, ishte ai u luajt në mbrëmje në Stadiumin e Vlorës, midis Flamurtarit dhe Teutës. Kjo ndeshje është mbyllur me rrjeta të paprekura, me vlonjatët dhe durrsakët që kanë ndarë nga një pikë. Java e 12-të ka vijuar të dielën me dy takime të tjera dhe, në Shkodër, Vllaznia është përballur me Luftëtarin, në një sfidë ku skuadra vendase ka fituar me një gol të shënuar në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, pasi pjesa e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Ndërsa Lushnja ka qenë mysafire në Kamëz, për t’u përballur me vendasit, të cilët kanë fituar gjithashtu me shifrat 2-1. Skënderbeu kryeson i shkëputur renditjen në kuotën e 27 pikëve, 5  pikë më tepër sesa Kukësi i vendit të dytë dhe 6 më tepër sesa Flamurtari, që sidoqoftë kanë luajtur një ndeshje më tepër sesa korçarët.

Sicred