KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sondazhi i Opinionit 2017, tregon institucionet dhe besueshmërinë e publikut ndaj tyre

Sondazhi i Opinionit 2017, tregon institucionet dhe besueshmërinë e publikut ndaj tyre

Gjetjet e sondazhit “Besimi në qeverisje 2017” tregon se institucionet që gëzojnë besueshmërinë në përqindje më të lartë, mes institucioneve publike, janë Forcat e Armatosura (63%), Institucionet e Arsimit Publik (63%), Institucionet e Shëndetit Publik (53%) dhe Policia e Shtetit (53%), ndërsa ato të pavarura si, Institucionet Fetare (76%), Organizatat e Shoqërisë Civile (57%) dhe Media (54%) janë më të besuarat. Ndërkohë që Prokuroria (22%), Gjykatat (21%) dhe Partitë Politike (21%) rezultojnë të jenë institucionet më pak të besuara. Në këtë kontekst, perceptimet për zbatimin me korrektësi të Reformës në Drejteëi, në praktikë shkojne per 43% besim se do të zbatohet me korrektësi, përkundër 38% që besojnë të kundërtën. Sondazhi i Opinionit mbështetet nga PNUD Shqipëri përmes projektit “Mbështetje për inovacionin kundër korrupsionit: Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin në Shqipëri”. Z. Brian J. ëilliams, Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri, vuri theksin në vijimësinë e eksperiencave të suksesshme : “Duket që ka një rritje të besimit në qeverisje dhe reformat e ndërmarra. Por që ky besim të konsolidohet, është e domosdoshme që eksperiencat e suksesshme të përsëriten si dhe shërbimet me në qendër qytetarin të jenë transparentë për të evituar korrupsionin dhe shtuar efikasitetin.” Ndërsa Zv kryeministrja Mesi vleëssoi se dixhitalizimi i shërbimeve do të lehtësojë dhe cilsoje sherbimet publike ndaj qytetarit e biznesit. Mbledhja e të dhënave është kryer gjatë periudhës 17-30 nëntor 2017, ku u intervistuan 1648 qytetarësh në 61 bashkitë e Shqipërisë.

Sicred