KRYEFAQJA » LAJME » Sokol Hazizaj për draftin e opozitës

Sokol Hazizaj për draftin e opozitës

“Levizje të nxituar dhe me tepër mangesi”. Kështu e cilëson, draftin e opozitës për të ashtëquajturin Vettingun e politikanëve, juristi Sokol Hazizaj. Në një intervistë për RTSH-në, ai shprehet se Kushtetuta i ka të gjitha instrumentat për ta bërë një gjë të tillë pa prekur Kushtetutën. Përgjegjëse për këtë situatë, ai bën marrëveshjen PD-PS në 2008-ën për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor. Kjo sipas tij është rrjedhojë e përfshirjes në politikë të njerëzve në konflik me ligjin.

z.Hazizaj,duke u shprehur kategorikisht kundër ndëryrjeve për ndryshimin e  Kushtetutës, thotë se këto nisma të ndërmarra si nga pozita si nga opozita, kufizojnë të drejtat e qytetarëve. Madje ai shkon përtej, duke e parë këtë propozim si preludin e një marrëveshjeje të fshehtë politike, që mund të konkretizohet në të ardhmen.

I pyetur për zbatimin e reformës në drejtësi, për gjyqatrët dhe prokurorët, z. Hazizaj, shpreh rezerva, duke i argumentuar si të njëanshme vendimet e Komisionit te Pavarur të Kualifikimit, pasi sipas tij, argumentimi i tyre është i calë, duke u përqëndruar vetëm në 1 nga 3 shtyllat e përcaktuara me ligj; atë të pasurisë. KPK thotë ai, ka mënjanuar verifikimin e integritetit moral dhe profesional të tyre.

Zoti Hazizaj sygjeron ngritjen sa më shpejt të institucioneve të drejtësisë dhe që politika të qëndrojë larg këtyre ndryshimeve Kushtetutese, që e thellojnë më tepër pamundësinë e zbatimit të ligjit.