KRYEFAQJA » LAJME » Sokol Cikalleshi, i papërmbajtshëm në Turqi

Sokol Cikalleshi, i papërmbajtshëm në Turqi

Duket se ndërrimi i klimës i ka bërë mirë, sepse Sokol Cikalleshi nuk po përmbahet më në futbollin turk, duke qenë kjo njëkohësisht edhe një ogur i mirë për sulmin e Kombëtares kuqezi. Ndonëse sezonin e shkuar shtatlarti shqiptare luajti 27 ndeshje me Bashak-sehirin, duke shënuar 6 gola, gjatë gjysmës së parë të sezonit aktual, ai luajti vetëm dy ndeshje, pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Kjo bëri që, në merkaton e janarit, Cikalleshi të transferohet tek skuadra tjetër turke, Ak-hisari, ku me të vërtetë ka shpërthyer. Në 10 ndeshjet e deritanishme me skuadrën e tij, ku shumicën dërrmuese i ka si titullar, 26-vjeçari ka realizuar 5 gola. Për më tepër, ai po e ndihmon skuadrën e tij të re të ngjitet gjithnjë e më tepër drejt zonës së sigurisë, drejt mesit të renditjes. Kështu ka bërë edhe të hënën në mbrëmje, teksa ka kontribuar në gjysmën e 6 golave të shënuar në fitoren e Ak-hisarit ndaj Gazian-tep-sporit. Cikalleshi ishte pothuajse autori i autogolit të shkaktuar nga mbrojtësi kundërshtar, Uollës, në minutën e 43-të, duke vijuar të shënonte vetë edhe dy herë në pjesën e dytë. Dy golat e shënuar brenda një harku kohor prej 3 minutash, në të 58-ën dhe në të 61-tën, i hapën skuadrës së tij rrugën e fitores së thellë, 6-0.

Sicred