KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sofje, Shqipëria në Samitin 16+1
Sofje, Shqipëria në Samitin 16+1

Sofje, Shqipëria në Samitin 16+1

Shqipëria do të marrë pjesë në Samitin 16+1 mes 11 vendeve të Europës Lindore dhe 5 vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe Kinës, që nis punimet të premten në Sofie. Sikurse njofton e derguara e posçme e RTSH Denada Shkodrani, katër do të jenë çështjet kryesore në që do të diskutohen, tekonoligjia e lartë, partneriteti industrial, infrastruktura, bujqësia dhe turizmi . Krerët e qeverive sëbashku me kryeministrin kinez Keqijang do të diksutojnë mbi forcimin e këtij bashkëpunimi.

Shqipëria përfaqësohet në Samitin 16+1 nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë pjesë në sesionin e parë, atë të liderëve.
Krahas agjendë së Nismës 16+1, kryeministri do të zhvillojë dhe një takim dypalësh me kryeministrin kinez dhe atë rumun.

Nisma e Kinës e ndërmarrë me 11 vende antarë të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi ka si synim bashkëpunimin në investime, arsim, kulturë, shkencë e turizëm. Sesioni i dytë, ka në qendër një forum të gjerë biznesi me kompani lider nga Kina dhe 16 vendet pjesëmarrëse në këtë format. Komani dhe koorporata të fuqishme financiare kineze si dhe investitorë nga 17 vendet pjesëmarrëse. Takimi i parë i formatit 16+1 u mbajt në Warshavë në Maj 2012.

Sicred