KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sofje, mbyllet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor
Sofje, mbyllet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor

Sofje, mbyllet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor

Në Sofje të Bullgarisë u mbajt sot samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë liderë të vendeve të Unionit, liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe drejtues të institucioneve të BE. Në përfundim të tij ai u vlerësua i suksesshëm nga presidenti i Këshillit Europain Donald Tusk. “Ne sapo përmbyllëm një samit shumë të mirë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”- tha Tusk në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Junker dhe kreun e Bullgarisë Bojko Borisov, vendi i të cilit ka presidencen e radhës së BE. Tusk tha se në Samitin e Sofjes u konfikrmua perspektiva europiane për gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas tij në këtë rajon ka probleme që duhen zgjidhur, por e ardhmja e tij është në BE. Tusk u shpreh me tej: “Ashtu siç e kam thënë edhe gjatë vizitave të mia në rajon, Bashkimi Europian do të mbetet partneri më i qëndrueshëm për Ballkanin Perëndimor. Për të shmangur çdo konfuzion, më lejoni që të jem shumë i qartë. Nuk shoh të ardhme tjetër për Ballkanin përveç BE-së”- nënvizoi presidenti i Këshillit Europian. Ndërsa gjatë punimeve të samitit Presidenti francez Emmanuel Macron zbehu shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE, kur deklaroi se para zgjerimit duhet një reformim i thellë në union. Ai u shpreh në Samitin e Sofjes se mbështet Ballkanin të ecë përpara në drejtim të integrimit në BE, por për zgjerimin duhet kujdes. “15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj”- tha Makron. Kjo , sipas tij,  nuk i shërben as vendeve kandidate, as shteteve anëtare. Por presidenti francez ishte dakord që Ballkani të ketë një dialog strategjik të përforcuar me BE dhe një perspektivë të qartë. Megjithatë mesazhi i liderëve  europianë ishtë i qartë: Është koha për të folur për reforma thelbesore dhe jo për data të caktuara. Në përfundim liderët kanë firmosur deklaratën e përbashkët të punimeve të samitit të Sofies ku përfshihen disa marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev ishin larguar më herët nga samiti dhe e kishin firmosur më përpara deklaratën e përbashkët. Ndërsa bashkë me liderët europianë marrëveshjen e nënshkruan presidenti serb  Vuçiç, ai kosovar Thaçi, boshnjaku Izetbegoviç dhe kryeministri malazez Markoviç.

(Visited 39 times, 39 visits today)