KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sofje, çel punimet takimi vjetor i Nismës 16+1
Shqipëria dhe Kina rritin bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Sofje, çel punimet takimi vjetor i Nismës 16+1

Çel punimet në Sofje të Bullgarisë, takimi vjetor i Nismës 16+1 të Kinës me 11 vende të BE dhe 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sikurse njofton e dërguara e posaçme e RTSH Denada Shkodrani, katër do të jenë çështjet kryesore që do të diskutohen, tekonoligjia e lartë, partneriteti industrial, infrastruktura, bujqësia dhe turizmi.

Krerët e delegacioneve janë pritur nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, mikpritës i takimit. Sesioni i parë i samitit është ai i Forumit te Biznesit. Shqipëria përfaqësohet në këtë aktivitet nga një delegacion i kryesuar nga  kryeministri Edi Rama.

Në prag të samitit zoti Rama pati një takim me kryeministrin e Kinës Li Keqijang. Në fokus ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë. Zoti Rama është takuar edhe me kryeministren e Rumanisë Viorika Dancila.

Nisma e Kinës e ndërmarrë me 11 vende antarë të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi ka si synim bashkëpunimin në investime, arsim, kulturë, shkencë e turizëm. Sesioni i dytë, ka në qendër një forum të gjerë biznesi me kompani lider nga Kina dhe 16 vendet pjesëmarrëse në këtë format. Me interes pritet dhe nje ekspozitë mbi arritjet e bashkëpunimeve në nivel lokal mes vendeve të nismës.

Para Mbrapa
Sofje, Rama takohet me Keqijang
Para Mbrapa
Sicred