KRYEFAQJA » LAJME » Krimi në familje, sociologu Tushi: Shoqëria shqiptare duhet të reagojë kolegjialisht!

Krimi në familje, sociologu Tushi: Shoqëria shqiptare duhet të reagojë kolegjialisht!

Ngjarjet e rënda të ndodhura 2 ditë më parë, ku një 55 vjeçar masakroi me sqepar të shoqen dhe ku një tjetër bashkëshort nga Kamza ekzekutoi me automatik gruan e tij dhe më pas veten tronditen mbarë opinonin publik. Faqet e para të gazetave u pushtuan nga këto lajme duke vërtetuar edhe njëherë krizën në të cilën ndodhet familja shqipatre. Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për TVSH sqaron se krimi në familje ndodh në zonat rurale edhe në ato urbane, në familjet e pasura edhe tek ato të varfra, shfaqet të njerëzit e të gjithë moshave dhe gjinive, por arsyjet argumenton Tushi që e çon dikë të ndërrmarë këtë akt janë nga më të ndryshmet. “Këtu tek ne është krijuar ideja që vetëm varfëria është shkaku i dhunës në familje. Kjo nuk është e vërtetë. Përtej kësaj janë edhe dograt, alkooli, lojërat e fatit. E keqja e shqiptarve është se nuk i zgjidh, por i kthen në krime rastet e dhunës në familje. Shkaqet e krimit në familje janë të diferncuara dhe kjo tregon që ka ardhur koha që të bëhet një analizë e thellë” tha ai. Sociologu Tushi rendit institucionet edukuese, vetë familjen shqiptare, median si dhe shoqërinë civile, si faktor kryesore që mund të luftojnë për reduktimin e këtij fenomeni shoqëror. “ Shkolla ka padyshim një rol shumë të rëndësishëm në humanizimin e sjelljes humane, duke minimizuar mentalitetin maskilist që mbizotëron tek ne, duke mos i dhënë gati të drejtën një mashkulli që ti marrë jetën partneres së tij, duke e konsideruar ate pronë private. Për fat të keq dhe për turp, çmimi i jetës në vendin tonë ka rënë shumë, dhe marrja e jetës për motive banale është një shenjë e primitivizmit social dhe human. Shoqëria shqiptare duhet të reagojë kolegialisht për ta frenuar këtë dukuri banale” thotë socialogu Gëzim Tushi për TVSH.

Sicred