KRYEFAQJA » LAJME » Sociologët: Përzgjedhja e shkollës jo e diktuar nga kushtet materiale

Sociologët: Përzgjedhja e shkollës jo e diktuar nga kushtet materiale

Të arsimosh fëmijën në një shkollë publike apo private? Kjo është pyetja që në ditët e sotme po mundon shumë prindër shqiptar, të cilët duhet të jenë të pagabueshëm në përzgjedhjen e tyre. Sociologët sqarojnë se në ditët e sotme përzgjedhja e shkollës lidhet me diferencimin social që ka përfshirë shoqërinë tonë. Që do të thotë se familjet e pasura preferojnë për fëmijët institucione arsimore private , ndërsa të tjera me të ardhura të kufizuara ato publike. Por sipas sociologut Gëzim Tushi kjo zgjedhje është e gabuar.

Tushi thotë se ajo që duhet të na shqetësoj sot është se përzgjedhja e shkollave private bëhet në shumicën e rasteve për tju shmangur fenomenit të prindërimit. Statistikat për këtë vit shkollor tregojnë se në shkollat 9-vjeçare publike të kryeqytetit janë regjistruar 39.219 nxënës më shumë sesa në shkollat private 9-vjeçare ndërsa në shkollat e mesme publike rezultojnë 9.706 nxënës më shumë nga institucionet arsimore private. Diferenca e madhe në numër e të regjistruarve tregon se faktorët kryesore që kanë ndikuar në përzgjedhjen e prindërve janë kushtet ekonomike, por edhe besueshmëria tek institucionet arsimore publike.

Sicred