KRYEFAQJA » LAJME » Sociologët: Futbolli po rrit socializimin dhe pozivitetin

Sociologët: Futbolli po rrit socializimin dhe pozivitetin

Eventet futbollistike i bëjnë njerëzit më të mirë në marrëdhëniet mes njeri-tjetrit. Vëzhgimet e sociologeve gjatë këtyre dy javë që RTSH ka transmetuar ndjeshjet e kampionatit botëror, konstatojnë se gjendja emocionale e njerëzve ështe shumë herë më pozitive dhe kjo klimë e ngrohtë miqësish që krijohen sipas tyre e ka një shpjegim.
Sociologia Entela Binjaku thotë se “Ngjarje të tilla siç është kampionati çlirojnë tek secili prej nesh një lloj emocioni. Ndodh një proçes kimik në trupin e gjithësecilit prej nesh që rrit gjendjen e predispozitës së mirë. Dhe veçanërisht futbolli e ka këtë fuqi që të stimulojë secilin prej nesh këtë hormon, këtë proces kimik të gjendjes së mirë”.
Gjatë kësaj kohe kampionatit është i vetmi aktivtetet që shton grumbullimet masive rreth ekraneve dhe rrit shkallen socializimit thonë më tej sociologët.
“Është e vërtetë që është rritur shkalla e shoqërizimit. Ata miqësohen më lehtë, ndajnë më shumë kohë me njëri tjetrin. Dhe koha e përbashkët që kalojnë është mbushur me emocione të bukura, kanë mundësi të japin më shumë nga vetja” thotë sociologia Binjaku.
Sipas sociologeve kjo klimë e ngrohtë dhe miqesore zbut shumë problemet sociale, mban larg veset dhe shton dëshirën për të jetuar, në fund të fundit na bën të gjithëve më të mirë. “Gara të tilla sa më të shpeshta të jenë në shoqëri aq më të lidhur e mbajnë atë falë këtyre modeleve të mira” thotë për RTSH sociologia Entela Binjaku.

Sicred